Prodhuesi i makinave gjermane Volkswagen njoftoi sot se po heq dorë nga ndërtimi i një fabrike në Turqi për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Vendimi është rezultat i “një kolapsi të kërkesës globale për makina të shkaktuara nga kriza e koronës”, tha VW.

Kompania synon të ndërtojë një fabrikë në provincën Manisi në Turqinë perëndimore dhe tashmë ka krijuar një degë e cila është e regjistruar në gjykatën tregtare lokale me një kapital të regjistruar prej rreth 164 milion dollarë.

T mobile In article 1

Fabrika duhej të prodhonte deri në 300,000 makina në vit, duke krijuar 4,000 vende të reja pune në rajon, por pandemia prishi planet.

Në kontekstin e sotëm, krijimi i kapaciteteve të reja nuk është i nevojshëm, tha një zëdhënës i VW. Të gjitha projektet e planifikuara në lidhje me automjetet do të zbatohen në objektet brenda rrjetit ekzistues VW, shtoi ai.

Ndërtimi i fabrikës në Turqi u ndal së pari në tetor 2019 për shkak të ndërhyrjes ushtarake të Turqisë në Sirinë fqinje, e cila solli kritika të shumta për qeverinë e Ankarasë në kurriz të shkeljeve të të drejtave të njeriut.