Si kapitull i ri dhe i rëndësishëm në luftën për shtet ligjor, sot zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski e vlerësoi Ligjin e Prokurorisë Publike, i cili sot hynë në fuqi.

“Kuvendi, përpara se të shpërndahej në atmosferë të tensionuar, e miratoi këtë ligj me shumicë prej dy të tretave. Në mënyrë të tensionuar, sepse deputetët e VMRO-DPMNE u përpoqën me të gjitha forcat që të bllokonin miratimin e tij. Ata e kanë bërë këtë për 18 muaj, duke e ditur plotësisht se dita kur Ligji hyn në fuqi është dita kur të gjitha përpjekjet e tyre për të shpëtuar nga drejtësia do të dështojnë. Për ata dispozitat e reja për marrjen e lëndëve nga ish Prokuroria Publike Speciale (PPS), të cilat garantojnë se autorët e veprave penale do të marrin dënimin e merituar, janë fatale për ta”, tha Zhernovski.

Ai shtoi se qeveria e udhëhequr nga LSDM ka demonstruar vullnet të fortë politik për të vazhduar reformat në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa dërgoi një mesazh të fortë për publikun vendas dhe ndërkombëtar në lidhje me angazhimin politik të vendit tonë për të marrë vendime të qëndrueshme.

Loading...