Ejup Breisha

Z.President ju lutem ndikoni te Qeveria që të pajtohet që të mos aplikohet Gjendja e jashtzakonshme posaqërisht Ora e famshme në thonjëza policore në vendin tonë. A e dini pse Z.President sepse jemi lodhur me të apo na ka dalë mbi kokë. E di që ka njerëz të painformuar të informuar keq ka edhe individ të pavetëdijshëm për gjendjen e vështirë shëndetësore dhe për rreziqet e mëdha që mund ti shkaktojë Virusi Korona për shëndetin dhe jetët e njerëzve. Bile ka edhe prej atyre që janë edhe të padisciplinuar por për shkak të një pakice njerëzish të tillë nuk duhet të vuajnë shumica e njerëzve që duhet pranuar faktin dhe realitetin se ishin të dëgjueshëm, bashkpunues dhe të matur e të disciplinuar sa i përket situatës së jashtzakonshme dhe mesava të propozuara të Qeverisë. Z.President ajo për të cilën dua të ju lus shumë më tepër bile edhe tu përgjëroj është qështja e mundësisë eventuale për zbatimin e Orës policore. Tua themë të vërtetën po më villet vetëm kur po e dëgjoj si term e lere më të zbatohet e njëjta. Ora policore masë kjo shumë restriktive që i ka bërë qytetarët shumë nervoz bile edhe mua personalisht. Edhe pse e kuptoj esencën se pse u zbatua në fazat e mëparshme ora policore prap se prap ishte gjendje e padurueshme. Mendoj se është veprim i njëjtë o të mbylli policia me dhunë në burg o u mbylle vetë në katër muret e shtëpisë tënde ndjenja është gatise e njëjtë. President i nderuar Z.Pendarovski ju lutem shumë që mos të ketë më orë policore sepse siç thashë është jo vetëmse e padurueshme por është edhe e pakuptueshme më. Z. President ju drejtova juve për qështjen e gjendjes së Jashtzakonshme dhe të orës policore pasiqë për momentin në këtë shtet vetëm ju jeni faktor i vetëm politik të cilit i besoj. E për këtë besim të fituar te unë ju keni kontribuar me disa deklarata dhe veprime konkrete në politikë me të cilat keni filluar të merrni fizionominë por edhe pozicionin e politikanit të matur dhe largpamës e nëse vazhdoni me këto qasje një ditë do ta merrni edhe epitetin e Babait të kombit.Z. President gjithashtu nëse vazhdoni me qasjen pozitive edhe më tej në politikë ju do ta meritoni edhe epitetin e burrshtetasit epitet ky i cili vështirë fitohet në politikë. Z. President edhe njëher ju lutem përcjelljani këto kërkesa dhe shqetësime të mija për orën policore Kryeministrit tenik Oliver Spasovski dhe antarëve të Qeverisë së tij. Të mos keqkuptohemi nuk dua të përzihem në kompetencat kushtetuese dhe juridike të tyre por e kamë vetëm ta përcjell një realitet dhe një shqetësim se Gjendja e jashtzakonshme dhe posaqërisht Ora policore është bërë masë shumë e bezdishme prandaj ju lute, nëse insistohet për aplikimin e kësaj të fundit ju lutem pra ju si faktor shumë i rëndësishëm politik që ta refuzoni.