Sipas RMC Sport, mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer, ka tërhequr vëmendjen e trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Trajneri spanjoll ka folur personalisht me Bennacer për një kalim në ‘Etihad Stadium’, me PSG që gjithashtu ka shprehur interesim për të.

Bennacer thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro, dhe po kërkon garanci për minutat që do të ketë, para pranimit të ofertës së Manchester Cityt.

22 vjeçari Bennacer, është transferuar te Milan në vitin 2019 nga Empoli, dhe deri më tani ka zhvilluar 20 paraqitje.

Lojtari gjithashtu është pjesë edhe e Kombëtares së Algjerisë