Në Butel sot në hapësirë prej 720 metra katrorë u hap kënd gjithëpërfshirës i lojërave rekuizitat e së cilës janë në dispozicion dhe mund t’i përdorin edhe fëmijë me nevoja të veçanta. Bëhet fjalë për investim që kushton rreth 3,9 milionë denarë nga ana e Qytetit të Shkupit dhe rregullim prej 1,5 milionë denarë të cilat i ndau Komuna e Butelit.

“Tregojmë se bashkëpunimi mes institucioneve jep rezultate dhe unë i inkurajoj edhe kryetarët e komunave të tjera që të hymë në realizime të tilla të përbashkëta të projekteve të cilat janë të rëndësishme dhe të cilat nënkuptojnë se secili në qytetin tonë është i rëndësishëm”, deklaroi kryetari i Shkupit në konferencën për media në oborrin e SHFK “Zhivko Brajkovski” në Butel.

Gjatë kësaj, siç informojnë, sot kishin mbikëqyrur edhe punët ndërtimore në rrugën “Aleksandar Urdarevski” ose ish “Butelska”.

“Me lëshimin e bulevardit u krijuan kushte për rekonstruim të plotë dhe thelbësor të asaj rruge me çka dalëngadalë i rrumbullakojmë si Qytet, aktivitetet infrastrukturore me qëllim që të përmirësohet cilësia e jetesës. Politika sociale, politika drejtë të gjithë qytetarëve është në krye të prioriteteve të mia si kryetar i komunës, që deri më sot dhe atë si mirë e treguam duke hapur oda senzorike në Komunën Qendër, si dhe në Radishan”,tha Shilegovi.

Ai pret që lloji i tillë i aktiviteteve në Qytetin e Shkupit të intensifikohen në periudhën e ardhshme.