Me fillimin e rritjes së temperaturave të cilat tash
po mbizotrojnë në vendin tonë, në krahasim të
temperaturat e vetëm një jave me parë, në masë të
madhe janë rritur edhe rreziqet potenciale për
përhapjen e mundëshme të zjarreve edhe në rajonin
e Pollogut thonë nga SPB transmeton TetovaSot. Kjo më së shumti për arsye se ky rajon
posedon një vegjetacion të bujshëm dhe për këtë
arsye nevojitet zgjuarësi maksimale dhe sjellje të
përgjegjëshme të secilit individ.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, apelon
qytetarët që të jenë syçelë dhe maksimalisht të
kujdesëshëm, nëse lëvizin dhe punojnë nëpër fushat
e tyre apo nëpër pyje, të mos i djegin mbeturinat,
megjet dhe kashtat nëpër arat e tyre dhe të mos
hudhin djegurina të pa fikura mirë dhe cigare të
ndezura është apeli i SPB-së.
Krahas kësaj, ata të cilët gjatë fondjavës do të
qëndrojnë në vende për piknik, paralajmërohen që të
mos ndezje të zjarreve, të cilat në situata kur nuk
fiken mirë, shumë shpejtë mund të rrindezen dhe
përhapen përrethë dhe me këtë të shkaktojnë pasoja
të ndryshme dhe rënda materiale. Këshillohen që në
vende të hapura të mosë lënë shishe prej qelqi apo
lëndë tjera, të cilat gjatë qëndrimit më të gjatë në
diell, mund të shkaktojnë zjarre.
Për arsye se, në të kundërtën nëse me apo pa
dashje ose nga pakujdesia shkaktohet zjarr, do të
ballafaqohen me sanksione rrigoroze ligjore,
gjegjësishtë parashtresa, të cilat në instanca
përfundimtare parashifen edhe dënime me burg
prej 6 muaj deri 8 vjetë, varësishtë nga lloji i zjarrit,
pasojat dhe rrethanat tjera.

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, është duke
ndërmarë masa të ndryshme dhe të koordinuara
preventive, që në kohë të detektohen shkaktarët e
mundshëm të zjarreve, kurse do të përforëcohen
aktivitetet e planifikuara kontrolluese në rajonin më
të gjërë.TetovaSot