Kjo është një ditë e madhe për drejtësinë në shtetin tonë, ndërsa me këtë edhe për ekonominë e shpejtë zhvillimore që e paralajmërojmë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, sepse hyri në fuqi Ligji për Prokurori Publike me të cilin janë vendosur bazat e sundimit ligjor, tha në konferencën e sotme për shtyp, bartësi i listës të NJZ 2 të LSDM-së, Oliver Spasovski nga Komuna e Nagorniçanit të Vjetër.

“Të gjitha lëndët që i hapi PSP-ja janë shpëtuar dhe garantohet zgjidhja gjyqësore – edhe krahas të gjitha bllokimeve që i bënë Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja. Edhe nga prokurori shtetëror publik sot u dëgjua bindje se të gjitha lëndët do të marrin zgjidhje gjyqësore dhe kjo ashtu edhe duhet të jetë dhe do të jetë, që të përmbushet drejtësia. Drejtësi për të gjithë premtuam dhe realizojmë. Mbetjet e regjimit në gjyqësi dhe kreu i VMRO-DPMNE-së këtë nuk mundën ta parandalojnë”, tha Spasovski.

Në katër vitet e ardhshme, shtoi Spasovski, tërësisht do të përmbyllet ky qëllim dhe do të pastrohet gjyqësia, nga, siç theksoi, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, të lidhur me regjimin që është mposhtur në zgjedhjet paraprake.

Ai theksoi se do të vazhdohet në rrugën e drejtë, shtetin ligjor, integrimet euroatlantike dhe ekonominë e shpejtë zhvillimore me paga dhe pensione më të larta, mbështetje më të madhe financiare të të rinjve në katër vitet e ardhshme. Potencoi se pengesat për zhvillimin e ekonomisë janë tejkaluar, shteti është anëtar i NATO-s, është marrë vendim për fillim të negociatave me BE-në.

“Dhe kjo dha rezultat prej 624 milionë euro investime të huaja, më së shumti në Evropën Juglindore, me çfarë e përfunduam vitin 2019, ndërsa sot janë tashmë mbi 660 milionë euro”, tha Spasovski. Vendi, konsideron ai, është më i volitshëm për investim në rajon për shkak të sigurisë që është siguruar.

Në programin të cilin e ofrojnë, theksoi Spasovski, angazhohen se do t’i mbështesin kompanitë vendore dhe të huaja me 600 milionë euro – 300 milionë nga buxheti dhe 300 nga fondet evropiane, paga mesatare deri në fund të mandatit do të jetë 34.000 denarë, ndërsa paga minimale 20.000 denarë.

Loading...