Nga “Mundemi” në “Mozheme”,kjo ka forcuar lidhjet e këtij koalicioni multietnik midis një partie maqedonase dhe asaj shqiptare por e dominuar nga ajo e para pra LSDM informon TetovaSot.Partia shqiptare po i bën reklamë gjuhës maqedonase ndërsa edhe pankartat që i mbajnë në duar është në gjuhën e tyre .Në shqip është ajër dhe jo “vozduh” siç shihet në pankartë ku Lëvizja Besa në mënyrë direkte edhe i adreson kritika pushtetit dhe faktikisht edhe LSDM së që ka qeverisur dhe nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim në vendin me ajër më të ndotur në botë.

“Nema vozduh,nema mir” ky është reklamimi i Lëvizjes Besa në një faqe zyrtare të sponsorizuar të partisë por vetëm në gjuhën maqedonase duke harruar gjuhën e shenjtë shqiptare ku këta të fundit nëpër histori kanë dhënë Besën shqiptare se do t’a mbrojnë me çdo kusht atë . A janë shenjat e para të shkrirjes së këtyre dy subjekteve në një me këto bashkëveprime dhe koordinime,pritet të shihet.TetovaSot