Kur izolimi goditi Britaninë e Madhe më 23 mars, Ingram u detyrua të mbyllte dyqanet në Edinburgh dhe Dundee.

Shitjet i realizonte përmes dyqanit online të Amazonit. Tani shitjet janë 40 për qind më të larta sesa në vitin e kaluar, transmeton Koha.

“Pa Amazonin punëtorët nuk do të mund të shkonin në shtëpi në krejt periudhën e izolimit. Në vend të saj, i dërguam në shtëpi për vetëm katër javë, derisa u ambientuam në normalitetin e ri. Pas kësaj, kthyem stafin për të na ndihmuar që t’i realizojmë porositë online”, ka thënë Ingram.

T mobile In article 1

Gjatë izolimit, për mbrojtjen nga koronavirusi, i vyeshëm nuk ishte vetëm Amazoni. Telefonat dhe tabletët e Apple e Android dhe aplikacionet e Facebookut dhe Microsoftit, ishin vendimtarë në lidhjet mes shoqërisë, familjes e kolegëve.

Natyrisht, pandemia ishte e suksesshme për investuesit dhe miliarderët prapa këtyre firmave. Aksionet e Facebookut, Apple, Amazonit dhe Microsoftit ishin në nivele rekorde në tregjet e muajit qershor. Mes 18 marsit dhe 19 majit, Jeff Bezosi i Amazonit u pasurua për 34.6 miliardë dollarë, ndërkaq pasuria e Mark Zuckerbergut është rritur për 25 miliardë dollarë.

Mirëpo, a po del nga kontrolli mbështetja në firmat e mëdha teknologjike? “Amazoni, nga një kompani dominuese për tregtinë online, ka kaluar në dominimin e krejt tregut gjatë izolimit”, ka thënë Stacy Mitchell, bashkëudhëheqëse e “Institute for Local Self- Reliance”, organizatë amerikane që sfidon ekonominë e koncentruar dhe fuqitë politike. Ndërkohë, qeveria britanike ka njoftuar se do të përdorë aplikacionin e koronavirusit të bazuar nga Apple dhe Google.