Dy pronarë hotelesh janë vënë dje në pranga nga Policia e Kavajës për përshtatje të ambienteve për ushtrim prostitucion. Gjithashtu, janë arrestuar edhe pesë vajza e një klient për ushtrim prostitucioni.Prostitucioni

Policia e Tiranës tha dje se ka finalizuar operacionin “Zhuri”, pas 7 muajsh hetimesh të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë. Dy pronarët e hoteleve të arrestuar janë Bujar Gjuzi, 61 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ky person është pronar i një hoteli në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë.

I dyti i arrestuar është Fatmir Hoxha, 58 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Edhe ky person është pronar i një hoteli në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë.

Po ashtu, në pranga kanë rënë edhe shtetaset Myzejen M., 57 vjeçe, Danjela M., 25 vjeçe, Greta D., 27 vjeçe, Qazime R., 22 vjeçe dhe Vojsava M., 28 vjeçe, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., banues në Divjakë, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e hotelit në pronësi të shtetasit Bujar Gjuzi, duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me shtetasen Qazime R.

OPERACIONI

Policia e Tiranës njoftoi dje se ishte finalizuar operacioni policor i koduar “Zhuri”. Sipas Policisë, operacioni ishte zhvilluar pas 7 muajsh hetimi të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

“Goditen dy raste të shfrytëzimit për prostitucion dhe të mbajtjes së lokaleve për prostitucion. Vihen në pranga dy pronarë hotelesh, për shfrytëzim për prostitucion dhe për mbajtje të hoteleve për shfrytëzim prostitucioni.

Në pranga, edhe 5 shtetase që ushtronin prostitucionin. Gjithashtu, arrestohet edhe një shtetas tjetër në flagrancë”, njoftoi dje zyrtarisht Policia. Më pas, sqaroi se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga dy pronarë hotelesh, kanë regjistruar procedimin penal në Prokurori dhe nën drejtimin e saj, pas 7 muajsh hetime, siguruan prova për dokumentimin e këtij aktiviteti kriminal.

Në këtë kuadër, nga Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe në bashkëpunim me Sektorin e Forcave Operacionale të Policisë së Tiranës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Zhuri”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë të lëshuara nga Gjykata, pas provave të siguruara gjatë hetimit ndaj 8 shtetasve.

MASAT E SIGURISE

1. Bujar Gjuzi, 61 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë

2. Fatmir Hoxha, 58 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë.

3. Myzejen M., 57 vjeçe, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”.

4. Danjela M., 25 vjeçe, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”.

5. Greta D., 27 vjeçe, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”.

6. Qazime R., 22 vjeçe, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”.

7. Vojsava M., 28 vjeçe, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”.