Një punonjës i policisë së Gjirokastrës është goditur me thikë në gjoks këtë pasdite, gjatë një konflikti mes disa anëtarëve të një familje.

Punonjësi i policisë ka shkuar në banesën e familjes në fjalë pasi ishte raportuar në komisariat për një konflikt. Më t’u futur në banesë polici është munduar të neutralizojë djalin e familjes, i cili po kërcënonte familjarët me thikë. Por gjatë tentativës, agresori i ka ngulur thikën në gjoks oficerit të policisë.

Ky i fundit aktualisht ndodhet në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshimet janë se djali vuante nga sëmundje të shëndetit mendor.

Loading...