Nuk ka ndonjë konfirmim se koronavirusi i ri është bërë më pak patogjen, paralajmëroi sot OBSH, pas fjalëve të një mjeku të njohur italian, sipas të cilit virusi po humbet virulencën e tij.

“Ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm për të mos krijuar përshtypjen se virusi, krejt papritur, me vullnetin e tij të lirë, vendosi të bëhet më pak patogjen. Nuk është aspak rasti”, tha Michael Ryan, kreu i Programit për Emergjencën në OBSH.

“Koronavirusi i ri mbetet një virus vrasës dhe mijëra njerëz vazhdojnë të vdesin çdo ditë”, theksoi ai, i pyetur në lidhje me deklaratat e mjekut italian të urgjencës.

COVID-19 ka vrarë gati 33 500 persona në tre muaj në Itali, epiqendra e sëmundjes në Europë.