Një kamarier në San Diego ka fituar mbështetje të madhe në rrjetet sociale, pasi ai refuzoi t’i shërbente një gruaje e cila nuk mbante veshur maskë, e cila e zemëruar u përpoq ta turpëronte atë online, por s’ia doli.

Siç shkruajnë mediat amerikane, një grua në San Diego nuk u shërbye nga kamarieri në një lokal të Starbuks vetëm pse ajo nuk kishte vendosur maskën si mbrojtje ndaj Covid-19.

Gruaja e irrituar bëri një fotot dhe më pas shkroi në ‘Facebook’: ”Takohuni me Lenin Gutierrez nga Starbucks, i cili nuk pranoi të më shërbente mua sepse nuk kisha vendosur maskën. Herën tjetër do të pres policët dhe do të sjell një ekip mjekësor”.

E nëse gruaja e quajtur Amber Lynn Gilles priste që atë ta mbështesnin dhe të sulmonin kamarierin, ndodhi e kundërta.

Shumë njerëz i shpjeguan se kamarieri i Starbucks vetëm po ndiqte protokollin, e madje nisën dhe një fushatë “Go fund me” për të.

Fushata për mbledhjen e parave nisi nga Matt Cowan, i cili nuk njihte as gruan dhe as kamarierin. E deri tani janë mbledhur mbi 50,000 dollarë për Gutierrez.

Loading...