Shoqatat e industrisë gjermane të makinave (VDA) njoftuan se shitjet e makinave në vend vazhduan të jenë shumë të ulëta në maj, pavarësisht lehtësimit të kufizimeve.

VDA deklaroi se muajin e kaluar u regjistruan 168 100 automjete, 50% më pak se një vit më parë.

Megjithatë, kjo shifër është pak më mirë sesa ajo e muajit prill, që arriti në 61%.

Gjithashtu, eksportet pësuan rënie edhe më të madhe.

Sipas VDA-së, në maj u eksportuan 105 100 automjete, 67% më pak se një vit më parë.

Një paketë stimuluese prej 130 miliardë eurosh, e hartuar të mërkurën nga qeveria gjermane, përfshin një rritje të ndihmës financiare për automjetet elektrike dhe hibride.

Loading...