Futbollisti i rendit të mesëm të Juventusit, Miralem Pjaniq, në sezonin e ri do të marrë pjesë për Barcelonën. Ai nënshkruajti marrëveshje me klubin katalonas, publikoi “Goal”.

Pritet transferi të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme.

Në zëvendësim për Pjaniq, Juventus do ta marrë lojtarin nga rendi i mesëm i Barcelonës, Artur, i cili sipas mediave italiane, ka nënshkruar marrëveshjen me klubin Torino deri në vitin 2025. Gjithashtu, katalonasit do të paguajnë 10 milion euro.

Në sezonin 2019/20, Pjaniq luajti 36 ndeshje për Juventusin, ka tre gola dhe katër asistime.

Portali Transfermarkt.com e vlerëson vlerën e boshnjakit në 52 milion euro.

Loading...