Ilir Muharremi, kritik i artit
Vepra artistike është e para që merr frymë, e para që lufton padrejtësinë, e para që pasqyron të vërtetën, e para që ndjen dhimbjen, e para që solidarizohet me familjarët e viktimës. Artisti Osinachi ka krijuar një pikturë lidhur me vdekjen e 46 vjeçarit George Floyd, e cila tashmë është shitur edhe në internet. “Unë nuk mund të marr frymë”, titullohet kjo vepër që përshkruan historinë e një afro-amerikani të paarmatosur i cili vdiq të hënën më 25 maj, pasi një oficer i bardhë e kishte shtrirë për toke Floydin dhe përdori gjurin e tij duke ja shtypur qafën e më pas pas 8 minutash luftë më jetën, Floyd zgjodhi vdekjen.
Portreti i Floydit i shtrirë duket me tipare shtazore, veçanërisht kafka e tij e cila nuk posedon asnjë element njerëzor, e kundërta duhet të ishte sepse gjatë historisë së artit gjithmonë dhunuesi, vrasësi paraqitet në formë të djallit, ndërsa viktima me tipare ëngjëllore, të pambrojtur. A i ka ikur një element i tillë artistit nën koshiencën e tij? Apo e ka bërë qëllimisht viktimën me imazh të kafshës duke identifikuar fytyrën e tij dhe trupin e tij me të majmunit?
Nëse analizojmë policinë në pikturë nuk ka ndryshim nga fotografia e shfaqur në internet. Është qëndrim i sakt i tij, tamam polic i krekosur duke pozuar, qëndrim elegant. Polici këtu aspak nuk fyhet dhe nuk merr pamjen e një monstre, djalli, dhunuesi, përbindëshi. Vetëm fytyra e tij ndryshon me ca gazeta në formë kolazhi.
Çfarë mesazhi ka piktura? Mesazh racist? Nëse tenton të quhet pikturë me motive historike reale e me realizim shpirtëror këtu ka dështuar artisti. Ai bën një kopje nga ajo çfarë kemi parë ne pra, fotografinë reale në internet dhe asgjë më shumë nuk ofron kjo vepër. Artisti duhet të pasqyroj të vërtetën mbas përmasave individuale shpirtërore me stil të veçantë. Të pikturojë me pasion duke hulumtuar tensionin e plotë të imagjinatës në vepër, duke gjurmuar poshtë imagjinatës për tensionimin e flakët të imazhit real sidomos kur pikturohet tragjika, trazimi, drama sepse kjo rritë thellësinë e ndjenjave, shpirtit dhe temperamentin. Imazhi real është mjaftë prekës, dhe realiteti e ka tejkalu artin në këtë pikturë sepse përmes linjave të kësaj vepre nuk mund të ndodhesh ndërmjet dy botëve, të rrekësh të krijosh mes kujtesës dhe dhimbjes atë figurë të trishtuar poshtë gjurit të policit, atë brohoritje për ndihmë duke thith edhe vibrimin e ajrit të fundit që i ka mbetur me flakërimin e shpirtit që derdhet mbi ndijimet tona sikur një rrëbesh metalik shiu.

Loading...
(function(){ var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:'; var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M162740ScriptRootC217610")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("");iw.close();var c=iw[b];} catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M162740ScriptRootC217610");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=217610;c[ac](dv); var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/e/tetovasot.com.217610.js?t="+D.getUTCFullYear()+D.getUTCMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();