Të paktën 120 fëmijë të moshës midis 1 dhe 17 vjet janë vrarë nga policia apo nga sulmues të maskuar gjatë luftës kundër drogës nga viti 2016, që e filloi presidenti i Filipineve, bëri të ditur organizata joqeveritare me seli në Gjenevë.

“Kjo është maja e bregut të ajsbergut dhe mund të ketë edhe më shumë”, deklaroi Xherald Staberok, sekretar i përgjithshëm i Organizatës Botërore për Luftë Kundër Torturës (OMKT).

“Këto janë ekzekutime të drejtpërdrejta të fëmijëve”, tha ai.

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte filloi fushatë të pamëshirshme kundër tregtisë me drogë, i cili i bën thirrje policisë të vrasë trafikantë me drogë.

Në raportin e OMKT-së janë dokumentuar 122 vrasje të fëmijëve midis korrikut të vitit 2016 dhe dhjetorit të vitit 2019 në nivel kombëtar.

Sipas hetimeve të OMKT-së, afër 40 për qind e atyre fëmijëve janë ekzekutuar nga policia, derisa më shumë se 60 për qind janë vrarë nga persona të panjohur, shpesh herë sulmues të maskuar, prej të cilëve disa kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me policinë.

Disa fëmijë kanë qenë caqe të drejtpërdrejta, veçanërisht nëse kanë qenë dëshmitarë të vrasjeve të tjera. Të tjerë janë vrarë për shkëmbim të identiteteve apo kur caku i vërtetë nuk është gjetur.

Loading...