Obeziteti ndikon në mbi 650 milionë njerëz në botë dhe shkakton listë të gjatë të gjendjeve shëndetësore, përfshirë sëmundje siç janë diabeti i llojit 2, probleme kardiovaskulare dhe dhjetëra karcinome vdekjeprurëse. Në të vërtetë, konsumi global i medikamenteve për mjekim të obezitetit dhe sëmundje të lidhura paraqet mbi 150 milionë euro në vit.

“Edhe krahas kësaj, për momentin ka vetëm disa medikamente të miratuara për trajtim të obezitetit, ndërsa njerëzit që i përdorin këto medikamente, rrallë arrijnë të humbin peshë”, sqaron mjeku Xhon Kirvan, drejtor kryesor në qendrën Penington për hulumtime biomjekësore në Baton Ruzh, Luiziana.

“Për ndalimin e epidemisë së obezitetit, për të cilën jemi dëshmitarë për momentin, nevojiten medikamente të reja dhe më efikase. Ky hulumtim paraqet hap mjaft premtues në procesin e zbulimit”, thuhet në shkrimin e publikuar në revistën profesionale EMBO Mjekësia molekulare. “Shpresojmë se në të ardhmen jo aq të largët, BAM15 apo bashkëdyzimet e ngjashme në masë të madhe do të kontribuojnë për zhvillimin klinik të medikamenteve kundër obezitetit dhe do të bëhen opsion i qëndrueshëm për këtë sëmundje, si dhe për medikamente të tjera të lidhura”.

T mobile In article [1]

BAM15 dallon shumë nga medikamentet ekzistuese për kontroll të peshës trupore, që në përgjithësi funksionojnë sipas parimit të uljes së apetitit apo kalorive të absorbuara pas konsumimit të ushqimit. Përdorimi potencial i këtij proteini bazohet në qasje të re, sepse vepron ashtu që mitokondret – “elektrana” të qelizave, janë më pak efikase, që rezulton me “djegie” të energjisë më të madhe.

Hulumtuesit tashmë treguan në studimet e minjve se ata që pranuan BAM15, treguan tendencë më të vogël për të shtuar peshë, duke djegur më shumë kalori se sa minjtë në grupin e kontrolluar. Autorët besojnë se proteini mund të shfrytëzohet në të ardhmen jo aq të largët për mjekim të obezitetit dhe sëmundjeve të tjera të ngjashme siç janë diabeti, së mundjet e mëlçisë, e madje edhe disa forma të karcinomit.