Një pjesë e mediave sllovene publikuan se ministri i Ekonomisë, Zdravko Poçivalshek është arrestuar pas bastisjes në shtëpinë e tij nga policia, e cila kërkonte dëshmi për shkak të dyshimit për veprime të paligjshme gjatë furnizimit të pajisjeve mjekësore, njofton korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.

Portali “Pa censurë” publikoi se ai dyshohet për korrupsion, me ç’rast është dëmtuar buxheti shtetëror.

Për shkak të aksionit policor, në të cilin janë kryer bastisje në 11 objekte, ministri i Punëve të Brendshme, Alesh Hojs dhe drejtori i policisë, Anton Travner parashtruan dorëheqje.

Hojs vlerëson se aksioni është i paligjshëm dhe është bërë për qëllime politike.

Më shumë informacione paralajmërohen gjatë ditës.