Një person mbeti i plagosur në një aksident rrugor në superstradën Lezhë-Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme pranë fshatit Balldre, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili udhëtonte i vetëm.

Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

(Foto ilustruese)

/Ora News.tv/

Loading...