Rritja e vazhdueshme e numrit të të infektuarve është tejet shqetësuese për vendin! Kjo rritje dëshmon
për neglizhencën dhe paaftësinë menaxhuese të qeverisë, e cila në vend se fajin ta kërkojë te vetja
vazhdimisht fajëson qytetarët.
Lojërat e VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së përbrenda qeverisë për kalkulime parazgjedhore po i paguajmë
çdo ditë me viktima dhe të infektuar nga pandemia Covid 19.
Në kohën kur vendi duhej të rikthehet në normalitet, ne po futemi në valën e dytë të pandemisë! Për
gjendjen kaotike të shkaktuar, pasigurinë shëndetësore e ekonomike me të cilën rrezikohen qytetarët
patjetër se duhet të ketë përgjegjësi!
Aleanca për Shqiptarët kërkon dorëheqje të kryeministrit teknik Oliver Spasovski i cili është përgjegjës
kryesor për situatën e krijuar. Gjithashtu kërkojmë përgjegjësi nga ministri i shëndetësisë Venko Filipçe
dhe ministri i punëve të brendshme Naqe Çulev të cilët gjithë këtë situatë e kanë shoqëruar me skandale
nga më të ndryshmet, gjë që dëshmon pse sot vazhdojmë të kemi rritje!
Përgjegjësi duhet të mbajë edhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse parashikimet e gabueshme të së cilit
po i paguajmë shtrenjtë!
Rezultati i pandemisë nuk kursen nga përgjegjësia asnjë pjesëtar të qeverisë, sepse të gjithë së bashku
dëshmuan se edhe në kohërat më të vështira interesi personal dhe partiak mbetet prioritet!
Fatkeqësisht kërkesa jonë e vazhdueshme që edhe opozita të jep kontributin e vet në menaxhimin e
situatës nuk u aprovua kurrë, sepse kjo do të prishte planet keqdashëse të qeverisë. Megjithatë Aleanca
për Shqiptarët vazhdimisht me kujdes të veçantë ka ndjekur dhe ka propozuar masa konkrete, gjë të
cilën pa rezervë vazhdojmë ta bëjmë dhe sot.
Vlerësojmë se situata dita ditës po del jashtë kontrollit prandaj duhet të veprojmë me shkathtësi dhe
shpejtësi me qëllim që të evitojmë pasojat shëndetësore dhe ekonomike!

Aleanca për Shqiptarët,
3 qershor 2020

Loading...