A k t u a l e

KUJT I NGUTET PËR ZGJEDHJE NË MAQEDONINË VERIORE?
Dy fjalë për pashallarët e partive politike të shqiptarëve, vasalë të pushtetit

Abdulla Mehmeti

Të gjithë bërtasin e vrapojnë pas zgjedhjeve, për pushtet, madje edhe në kushte të
jashtëzakonshme, përderisa pandemia vazhdon të përhapet në vend, por askush
nuk preokupohet se në çfarë kushtesh mbahen zgjedhjet në Maqedoninë Veriore,
kush humb dhe kush fiton, kryesore këta pashallarët vasalë, të kuq, të zinj apo
laramanë të partive politike të shqiptarëve të mos mbeten pa pushtet!

1.
Për çfarë interesash (njerëzore, shoqërore apo kombëtare) partitë politike të
shqiptarëve nuk e ngrenë zërin për situatën dramatike në lidhje me të dhënat për
numrin e manipuluar të banorëve, numrin e personave me shtetësi dhe pa shtetësi,
numrin e votuesve dhe listave të falsifikuara, përderisa të drejtat e shqiptarëve në
këtë shtet janë të kushtëzuara në bazë të numrave dhe përqindjes, sipas
Marrëveshjes kornizë të Ohrit, Kushtetutës aktuale, ligjeve dhe akteve të tjera ligjore
e nënligjore?!
Ja çfarë thonë hulumtimet dhe analizat më të fundit të ekspertëve?
"Numra shumë të gabuar: misteri demografik i Maqedonisë Veriore.
Statistikat zyrtare mbi popullsinë e Maqedonisë Veriore jo vetëm që janë devijuar
pak, por në mënyrë dramatike janë të pasakta. Dhe, kjo ka pasoja."
(Analizë e Qendrës për gazetari hulumtuese PRIZMA (BIRN-Maqedoni), autor: Tim
Xhuda, 14 maj 2020)

2.
Në bazë të të dhënave të mëposhtme mund të konstatohet se, në Maqedoninë
Veriore numri i banorëve me numrin e votuesve nuk korrespondon, megjithatë, sipas
kësaj logjike, falsifikimi i numrit të votuesve në Listën e përgjithshme bëhet me
paramendim, dhe si i tillë nuk konsiderohet falsifikim dhe se nuk ka votues fantomë
(fiktivë), meqë nga institucionet e shtetit kjo çështje është rregulluar në bazë të
ligjeve.
Por, djalli fshihet në numrin e shtetësive të dhëna kush e din se kujt (në shtet ka afër
400 mijë banorë më pak në krahasim me numrin e shtetësive të dhëna), por edhe
dhënia e dokumenteve personale dhe caktimi i vendbanimeve të rrejshme për këta
persona, përkatësisht votues, që e përkthyer në numër të mandateve të deputetëve,

sipas numrit të nevojshëm të votave për një deputet, sipas përvojës së derisotme, ky
numër prej mbi 400 mijë votuesve e bën dallimin prej afërsisht 1/3 e numrit të
përgjithshëm të deputetëve, përkatësisht 40 deputetë nga gjithsej 120 sa ka
Parlamenti i Maqedonisë Veriore.

3.
Në ciklet e mëhershme zgjedhore, nga zgjedhjet e para parlamentare në vitin 1990
deri në të fundit, në vitin 2016, nga mediet e vendit janë konfirmuar shumë shkelje
për falsifikimin e zgjedhjeve, për numër të madh të votuesve fiktivë, për dokumente
personale (certifikata shtetësie, letërnjoftime, pasaporta) të falsifikuara, si dhe për
vendbanime fiktive të mijëra votuesve, të regjistruar në banese të pronarëve të tjerë
(pa qenë pronarët e dijeni), në vendbanime të panjohura, madje edhe për persona të
regjistruar me vendbanime në konvikte, garazhe, parkingje etj.

4.
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Oliver Derkoski në intervistë
për Agjencinë Informative Maqedonase (AIM)*, më 20 janar 2020, ka deklaruar:
“Me përgjegjësi pohoj se, fantomë në listën zgjedhore nuk ka, por se në Listën
zgjedhore ka shtetas të cilët kanë të mbushur 18 vjet dhe kanë vendbanim në
Republikën e Maqedonisë së Veriut. Të tjerë nuk ka sepse nuk mund edhe të ketë.
Secili që merr shtetësi menjëherë regjistrohet në Listën zgjedhore. Në shtet janë
dhënë diçka më shumë se 2.400.000 (dy milionë e 400 mijë) shtetësi dhe ajo është
Lista, do të thotë numri prej një milion e rreth 800 mijë është numër real i votuesve
në Listën tonë zgjedhore.”
Sipas të dhënave zyrtare nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2002 (i fundit), në
Republikën e Maqedonisë ka pasur gjithsej: 2.022.547 banorë.
Sipas të dhënave zyrtare të Entit shtetëror të statiskës në Shkup, në fund të vitit
2018, në Republikën e Maqedonisë Veriore (sipas metodologjisë së tyre) ka pasur
gjithsej 2.077.132 (dy milionë e shtatëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e tridhjetë e dy)
banorë.**
* https://mia.mk/derkovski-per-mia-n-ndryshimet-e-kodit-zgj …/…
*Buletini vjetor i Entit shtetëror të statistikës në Shkup, “Maqedonia në numra”, 2018,
f. 9 (publikim i fundit):  http://www.stat.gov.mk/Publikacii/MakBrojki2019mk.pdf

5.
Askush nuk mban llogari dhe përgjegjësi për këtë gjendje (siç nuk ka dhënë askush
llogari deri më sot për dështimet, korrupsionin dhe krimin e organizuar); sidomos për
atë se, çfarë humbin, sa humbin e çfarë fitojnë shqiptarët në këtë shtet?!

Përderisa klanet partiake vazhdimisht i mbajnë sytë nga pushteti në Shkup, qytetarët
shqiptarë me shpresa të vrara gjithnjë e më shumë i mbajnë sytë kah bota e
jashtme, të ikin sa më larg nga ky kaos e ferr që kanë krijuar pushteti dhe klanet e
partive politike në këtë shtet.

(3.V.2020)

Loading...