Kandidati për Kryeministër shqiptar, Naser Zyberi, gjatë vizitës së vendit të pushimit të përjetshëm shprehi respekt për nënshkruesit e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit – Boris Trajkovskin dhe Imer Imerin

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryeministër të parë shqiptar, Naser Zyberi, vizitoi vendet e pushimit të përjetshëm të ish-presidentit Boris Trajkovski, si dhe ish-kryetarit të Partisë për Prosperitet Demokratik, Imer Imeri.
“Kemi nder dhe respekt të veçantë ndaj njerëzve që kanë dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e karakterit multietnik të vendit, që lanë një trashëgimi të madhe të shndërruar në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, e cila tashmë është bërë pjesë e preambulës së Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë Veriore, si një nga shtyllat kryesore mbi të cilat ngritet vendi”, theksoi Ziberi.
Ai e vlerësoi si historik kontributin e Trajkovskti dhe Imerit në ndërtimin e shoqërisë së sotme multietnike, duke theksuar më tej se si vend medoemos duhet të përkujdesemi dhe ta përmirësojmë këtë trashëgimi, duke e përforcuar kështu besimin mes bashkësive etnike.
Nën kujdesin e Boris Trajkovskit si president i vendit, u mbajtën bisedime politike gjatë përpilimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, dhe Imer Imeri si President i Partisë për Prosperitet Demokratik, ishte një nga katër përfaqësuesit politik që udhëhiqnin negociatat dhe që në fund nënshkruan këtë Marrëveshje.

Loading...