Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do të mbajë mbledhjen e 60-të përmes lidhjes me video-konferencë, me më shumë pika në rendin saj të ditës nga Programi për punë dhe në interes të qytetarëve.

Në mbledhjen e sotme do të shqyrtohen dhe miratohen procesverbalet nga mbledhja e 64-të dhe 65-të e Shtabit kryesor koordinues të krizës, për sigurimin e koordinimit të tërësishëm lidhur me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona KOVID-19, të mbajtura më 1 dhe 2 qershor të vitit 2020.

Në këtë mbledhje, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në rend dite është edhe propozimi për numrin e studentëve që do të regjistrohen në vit të parë – cikli i parë i studimeve në institucionet e larta arsimore në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkupi, Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, Universiteti në Tetovë, Universiteti “Goce Dellçev” – Shtip, Universiteti për Shkenca Informatike dhe Teknologjike “Shën Apostull Pali” – Ohër dhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, në vitin akademik 2020/2021, si dhe propozim-vendim për kuota shtesë për regjistrimin e studentëve të bashkësive tjera që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin e parë – cikli i parë i studimeve në këto institucione të arsimit të lartë.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria do të shqyrtojë edhe raportin final të Entit Shtetëror për Revizion për revizionin e realizuar për përputhshmërinë e kapaciteteve institucionale të prokurorive publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për realizimin e kompetencave.

Qeveria sot do të shqyrtojë raportin e dytë gjashtëmujor nga mbikëqyrja e funksionimit të AKMIS në gjyqe për vitin 2019.