Kompania “Gilead” me seli në Kaliforni, ka vendosur që çmimi i remdesivir, ilaçi potencial për Kovid-19 të kushtojë 2.340 dollarë për trajtim pesë ditor në SHBA dhe vendet tjera të zhvilluara.

Çmimi është më i ulët se 5.080 dollarë, siç ka rekomanduar Instituti për analizë ekonomike, grupi amerikan për hulumtimin e çmimeve.

Instituti si çmim më të ulët për ilaçin propozoi çmim prej 2.520 deri në 2.800 dollarë, nëse deksamtazoni i lirë steroid, i cili nuk i patent mbrojtës, miratohet për mjekimin e koronavirusit.

Remdesiviri është ilaç për përdorim urgjent tek disa pacientë në SHBA. Çmimi i remdesivirit për pacientë në SHBA-ja me sigurim privat do të kushtojë 520 dollarë për një dozë, ndërsa pasi mjekimi përbëhet nga gjashtë doza, gjithsej do të kushtojë 3.120 dollarë. Kjo është për 33 për qind më shumë sesa që “Gilead” u ka paguar qeverive të vendeve të zhvilluara – 390 dollarë për një dozë gjegjësisht 2.340 dollarë për cikël.