Gjykata e Apelit Shkup që nga dita e djeshme, vazhdon të mbajë seanca dhe debate të caktuara publike, në përputhje me Vendimin për veprimet e gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kushte të rrezikut të shtuar të virusit KOVID-19, të miratuar nga Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Palët dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë janë të detyruar të marrin të gjitha masat paraprake të mbrojtjes, në përputhje me masat dhe rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe autoriteteve kompetente shëndetësore, përndryshe nuk do të lejohen të hyjnë në ndërtesën e gjykatës”, thonë nga Gjykata e Apelit në Shkup.