Ndërsa temperaturat vazhdojnë që të rriten, trupi ka tendencë të humbasë më shumë ujë, duke çuar në dehidrim. Për ta parandaluar këtë gjë, duhet të siguroheni që të rrisni sasinë e ujit që konsumoni gjatë ditës.

Ekspertët rekomandojnë si mjaft të rëndësishëm, konsumimin gjatë ditës të frutave që kanë një përmbajtje të lartë uji. Ato përveçse ndihmojnë në mbajtjen e trupit të freskët, janë gjithashtu të pasura me lëndë ushqyese.

Pesë fruta që duhet të konsumoni rregullisht gjatë verës për të qëndruar larg dehidrimit:

Shalqi

Ky frut përmban 91% ujë dhe është gjithashtu i pasur me likopen, i cili ndihmon në mbrojtjen nga dielli. Përveç kësaj, është i pasur me elektrolite natriumi, magnez dhe kalium.

Luleshtrydhe

Luleshtrydhet përmbajnë 91% ujë. Janë të pasura me antioksidantë, që ndihmojnë në funksionimin më të mirë të trurit.

T mobile In article [1]

Banane

Shpesh banania quhet si ushqimi i plotë. Ajo përmban 74% ujë dhe një sasi të mirë të kaliumit.

Ananasi

Ky frut përmban rreth 87% ujë dhe është i pasur me kalcium, mangan, kalium dhe fosfor. Përveç se bën të mundur që trupi juaj të mbetet i hidratuar, gjithashtu eliminon edhe toksinat.

Papaja

Papaja përmban më shumë se 85 % ujë dhe është një burim i vitaminës C. Ky frut ndihmon gjithashtu në largimin e problemeve të stomakut dhe rrit imunitetin, për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C.