Që sot fillojnë të zbatohen Ligji për Prokurorinë Publike dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të sjella në shkurt të këtij viti.

Në Ligjin e ri për Prokurorinë Publike janë implementuar standardet ndërkombëtare më të reja në këtë sferë. Gjithashtu, në këtë ligj janë larguar mangësitë e locuara në zbatimin e deritanishëm.

Risitë më të rëndësishme në Ligj janë bërë lidhur me zgjedhjen e prokurorëve publikë, për procedurën disiplinore, për vlerësimin e prokurorëve publikë dhe për financimin e Prokurorisë Publike.

Kështu, lidhur me bazat dhe kriteret për zgjedhje është vendosur zgjidhje me të cilën rritet stazhi i nevojshëm për përzgjedhjen e prokurorëve publikë dhe është ndërtuar sistem për zhvillimin e prokurorive publike më të larta prej më të ulëtave me çka pamundësohen keqpërdorimet e deritanishme gjatë zgjedhjes në prokuroritë publike më të larta.

Gjithashtu, lidhur me përgjegjësinë disiplinore janë implementuar qëndrimet e Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut në këtë sferë ndërsa kjo materie tërësisht është e harmonizuar edhe me Komisionin e Venecies. Shtesë, në bazat e përgjegjësisë disiplinuese është respektuar edhe parimi i proporcionalitetit midis shkeljes së bërë dhe masës së përcaktuar disiplinore.

Lidhur me vlerësimin, në Ligj janë rregulluar vetëm procedura dhe kriteret ndërsa mënyra e zbatimit të kritereve (pikët) është lënë të përpunohet me akte nënligjore. Kjo është bërë me arsye që ky ligj sillet me shumicë prej dy të tretash dhe do të ishte shumë e vështirë të ndryshohen pjesët me pikët nëse paraqitet kjo nevojë dhe nëse ato do të rregulloheshin me këtë ligj.

Në ligj është zhvilluar dukshëm edhe materia për financimin e prokurorisë publike si një prej shtyllave për garantimin e pavarësisë së saj. Kështu, përcaktohet shuma minimale prej 0,4 për qind të Buxhetit shtetëror për financimin e Prokurorisë Publike. Në të njëjtën kohë rregullohet edhe procedurë e veçantë për përgatitjen, negociimin dhe sjelljen e buxhetit të Prokurorisë Publike në kuadër të buxhetit shtetëror.

Kujdes më i madh i është kushtuar ballafaqimit me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe statusin dhe garancitë e Prokurorisë Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit që do të veprojë për këto lëndë. Me dispozitat ligjore është siguruar dhe garantuar pavarësia e saj.

Ndryshime më të rëndësishme lidhur me Ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë janë koncentuar në më shumë segmente.

Një prej risive në Ligj ka të bëjë me transparencën e Këshillit: seancat e Këshillit janë publike, ndërsa opinioni mund të përjashtohet vetëm me vendimin e Këshillit për shkak të mbrojtjes së prestigjit dhe integritet të prokurorit publik.

Për punën në seancën e Këshillit bëhet procesverbal dhe seanca incizohet ose bëhet regjistrim audio-vizuel. Procesverbali i miratuar publikohet në ueb faqen e Këshillit.

Me risi të rëndësishme janë rregulluar bazat dhe procedura për përgjegjësi të anëtarëve të Këshillit. Një anëtar i Këshillit shkarkohet nga funksioni i prokurorit publik në pajtim me ligjin dhe Këshilli vlerëson se janë plotësuar bazat për shkarkimin e tij për shkak të shkeljes disiplinore në procedurë të përcaktuar me ligj. Kërkesë e elaboruar për ngritjen e procedurës për përgjegjësi disiplinore të një anëtarë të Këshillit së bashku me dëshmitë në të cilat bazohet kërkesa, në Këshill mund të shtrojnë të paktën 20 prokurorë ose së paku një e treta e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit, nëse anëtari i Këshillit: ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve publikë në vendimmarrje për lëndë konkrete; e anashkalon dhe nuk e kryen funksionin e tij në punën e Këshillit; Anëtari i Këshillit shkarkohet nga funksioni nëse shkelja është bërë me qëllim apo nga pakujdesia me fajin e prokurorit publik pa arsye dhe shkelja ka shkaktuar pasoja të rënda.

Procedura për përcaktimin e përgjegjësisë së anëtarit të Këshillit është urgjente dhe me karakter kofidencial, udhëhiqet pa praninë e opinionit dhe me respektimin e prestigjit dhe dinjitetit të anëtarit të Këshillit me ç’rast mbahet llogari për mbrojtjen e të dhënave personale. Me kërkesë të anëtarit të Këshillit, Këshilli do të vendosë që procedura të jetë publike.