400 milionë euro, kjo do të jetë klauzola e Pjanic në Barcelonë.

Tashmë edhe zyrtarisht, Miralem Pjanic është lojtar i Barcelonës, raporton Gazeta Express.

Boshnjaku ka kompletuar transferimin nga Juventusi për 60 milionë euro plus 5 bonuse, derisa transferimi ndodhi në marrëveshje shkëmbimi, pasi Arthur Melo la klubin katalunas për Zonjën e Vjetër.

Barcelona ka njoftuar se Pjanic ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, deri në vitin 2024 dhe do të ketë klauzolë 400 milionë euro.