Nëse jeni mësuar që moderatoren Fjoralba Ponari ta shikoni gjithmonë si një vajzë të ëmbël dhe të qeshur, pikerisht sot është koha që ajo të tregojë anën e saj “të errët”.

Nisur nga rasti më i fundit i përdhunimit në Kavajë ku VIP-a dhe jo vetëm kanë reaguar në mënyra nga më të ndryshmet edhe Fjoralba ka shfrytëzuar Instagramin e saj jo pak të ndjekur për të publikuar opinionin e saj rreth përdhunimeve.

Por edhe aty dikush ka gjetur vend për të ngacmuar seksualisht moderatoren e cila nuk ka duruar duke publikuar bisedën.

“Hëngsh veten dhe iu thaftë asaj që ta lë ty! Shpellar! U lumtë moj nëna shqiptare për bijtë që keni rritur!”- i kthehet Fjoralb e acaruar me të drejtë fansit ./albeu.com/