TAXHUDIN HAMIDI –TETOVE

Pasi njohurite tona fillestare i kemi absorbuar nga parimet themelore te ilmihalit, me nostalgji te rralle kujtojme fjalet e priesve fetare – hoxhallare te cilet gati per cdo dite, une personalisht si nxenes, ndegjoja ne menyre konstante thenien qe mbetet fortifikata me e forte e rruajtjes se kultures shqiptare muslimane.

Ajo ishte thenia e profetit Muhamed, (Ed dunja mezreatul ahireti) qe do te thote ne gjuhen shqipe: “Dunjaja eshte fusha pjellore e te mbjellurave per boten e amshueshme”.

Ne duke pritur te ndryshojme boten ajo na ndryshoi neve.

Ne duke pritur se konvergjeca biologjike njerezore po shkaterohet ajo perseri kohen e fundit biologjikisht na bashkoi.

Njerezit larg refimeve te profetit Muhamed mendonin se botat jane te ndara. Por ne fakt shkenca nuk arriti per fat te mire te indoktrinoje edhe kesaj radhe programet studimore dhe per te deshmuar se ajri, uji, shendeti etj, nuk jane te nje vlere ne cdo kontinent te botes.

Mekanizmat fundamentale te rregullave te jetes, jo mbi jeten e dunjase, por mbrenda dunjase po na tregon leksionin e duhur.

Qe ne raste te shumta te hermeneotikes se Kuranit u zgjodhen shume ceshtje te komplikuara.

Dunjaja dhe mbrenda saj sigurisht posedon nje leksion qe ne vete shkollat qe i referohen, nuk jane ne gjendje te kuptojne digresionet jo lojale te dunjase.

Leksioni i dunjase paraqet nje rregull mbi te gjitha rregullat dhe ligjet e saja jane te te domosdoshme.

Shkollat e ndryshme, opcionet, konceptet shoqerore e politike me shekuj po mbajne te molepsur e te frenuar klientelen borgjeze dhe proletaret kapitalist se gjoja jemi duke ndryshuar globin.

Pa pritmas, dunjaja na doli me e sinqerte dhe me korekte se te gjitha mesimet filozofike, sociologjike dhe teologjine politke.

Dunjaja dhe bota qe ka per synim drejtesine deshiron te ruaje natyren e saj, ligjet e vendosura nga qielli (vahji) kur te gjithe tentojne ta prishin ate, gjoja se e deshirojne te rregulluar ate.

Dunjaja nuk i duroi me taotologjine, bufonadat, kamuflimet, blamazhat e “rendit boterore”.

Por cka na ndodhi!

Ajo nuk e ndryshoi veten, por na ndryshoi neve te gjitheve ne tere boten qe jetojme mbrenda saj.

E tani si do t’i arsyetojme vitet, dekadat dhe shekujt qe i harxhuam per nje sistem te ri demokratik dhe rend te ri boterore.

Si do ti arsyetojme luftrat boterore, krizat ekonomike, politikat detare dhe perandorite qe me fuqine e tyre ushtarake grumbulluan ne gjirin e tyre gjithcka nga shtete, kombe, identitete e me pastaj i coptuan vetem per nje imperializem me hedonizem heterogjen.

Perseri shtrohet pyetja ku jane te gjitha keta, mbeten ne fosilet arheologjike dhe ne historine antropologjike.

Dunjaja qe tentonim te ndryshonim nuk u ndryshua e gjithe bota eshte ne gadishmeri e siper per te rruajtur ajrin, ujin, ushqimin dhe jeten ne te kjo tregon nje deshmi shume te madhe te argumenteve teologjike se dunjaja mbetet simbol i Krijuesut te Gjithesise Absolut.

Ajo nuk u asimilua nga rendi i ri boterore.

Gjendja aktuale e Kovit-19 na tregoi dhe na beri me dije se te gjithe jemi nga nje substrat i njejte biologjik.

Qe deshmon per Krijuesin e Gjithesise dhe per rrenimin e klubeve ateiste.

Me nje heshtje te zerit te nemitur na thote duke dashur te na shtryje ne oqeanin e egzegjezes Kuranore: Thuaj, ejani te bashkohemi rreth nje fjale mes nesh dhe jush, te mos pergenjeshtrojme Krijuesin e Gjithesise.

Kuran Suretul Dharijat: 21, thote: “Dhe ne veten tuaj a nuk jeni duke shikuar”.

Dunjaja eshte konzerve me date skadimi.

Cdo prodhim dhe produkt ka daten e prodhimit dhe daten e skadimit.

Prandaj, kemi kujdes se si e lexojme daten e krijimit te dunjase dhe si e hapim arhiven e saj. Qareqet boterore qe deshirojne te sundojne mbi bote a kane menduar ndonjhere se sa kane investuar ne krijimin e lumenjeve, liqeneve, detrave dhe resurseve te tjera qe na rethojne.

Bota shkencore per te ditur dhe per te treguar sakte leximin e dates se skadimit mund te qendroje edhe nje kohe te gjate ne amulli.

Shume teori filozofike u ndertuan me shekuj dhe ne fund u shemben, mjerisht dhe turperisht para zbulimeve te tyre shkencore.

Libri qe lexon daten e krijimit te dunjase (vahji) asnjhere nuk u’a nderpreu rrugen e hulumtimit dhe zbulimit.

Kurani vetem eshte pergjigjur ne Suretul Rahman: “E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni”.

Kabahtin e gjeten ne projektet e tyre te paqarta dhe mediokre dhe jo ne mesimet e drejta teologjike.

Do te ndryshojme boten, ishte parulla e shteteve te zhvilluata ndersa bota duke u thirrur ne origjinen e saj dhe duke ruajtur kodin e Krijuesit te Gjithesise.

Perseri mbeti kushtetuta e njerezimit Muhamedi Alejhiselam ka thene:” Mos e ureni dunjane dhe mos e shani kohen”. Sepse ne boten dunja gjendet shkolla,çerdhja dhe djepi i secilit prej nesh.

Bota e dunjase eshte ajo qe na mesoi pa germa, pa mesues dhe pa humbur vite ne katedrat e shtrejnta.

Ajo te ndryshon kur ti nuk je i vetedishem per ndryshimin.

Bota e dunjase te ndryshon per ta shpetuar boten nga katastrofa.

Ajo ka fuqine te ndryshoje njeriun ne te gjitha segmentet e jetes biologjike, politike, juridike dhe shpirterore.

Dhe ne fund koncepti dhe synimi i Kuranit ne boten e dunjase eshte: “Nuk ka dhune ne fe”!

Loading...