Përmes një apeli drejtuar qytetarëve të vendit me rastin e Pandemisë së Covid 19, specialisti i mjekësisë interne Dr. Muhamed Kamberi nga ordinance Zem-zem health group ka thënë se tash personeli mjekësor ka më shumë nevojë për bashkëpunim me popullatën dhe se duhet të tregohet shumë kujdes.

“Të dashur pacientë, miq. Ju drejtohemi, tani kur kemi nevojë për ndihmën tuaj si kurrë më parë. Ju na keni besuar gjatë gjithë këtyre viteve, veçanërisht në muajt e fundit, na lini të bëjmë atë që dimë dhe mund të bëjmë më mirë. Mos na tradhëtoni tani. Tani më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për sinqeritetin dhe bashkëpunimin tuaj. Tregoni urtësi, mençuri dhe kujdes. Nga të gjithë ne varet gjendja jonë”, bën të ditur në apelin e tij mjeku Kamberi.

Loading...