Nga Skënder Sadri KAPITI
Qeveria Hoti nuk ka legjitimitet, nuk ka as leje dhe as autorizim popullor për të
qeverisur e për pasojë nuk ka as takat politikisht, as forcë ekzekutivisht dhe as
vertetim moral, publik e juridik për të qeverisur. Ajo është një qeverisje halli e
zori, e dobët si një patericë e grupeve të interesit.
Z. Kryeministër Ju e dini vetë më mirë se kushdo se zgjedhja e Juaj si
Kryeministër dhe qeveria e drejtuar prej Jush nuk ka së pari legjitimitetin
popullor, pasi subjekti politik që të ka zgjedhur nuk është fitues i zgjedhjeve.
Qeveria Hoti është produkt i marrëveshjeve të grupeve politike të interesave të
tyre dhe i qëndrimeve tolerante ndaj regjimit dhe shtetit serb, deri aty sa ajo
mundi të konstituohej me dakordësinë dhe me votat e Listës serbe.
Edhe po ta zëmë se mund te behej një kryeministër nga LDK-ja , ai post do t’i
takonte Vjosa Osmanit, ishkandidates për kryeministre nga LDK-ja falë së cilës
LDK arriti të dalë forcë e dytë politike. Pa znj. Osmani si kandidate për
kryeministre, LDK -ja do të renditej forcë politike e tretë e ndoshta e katërt. Pra,
ju z. Hoti nuk vleni si kryeministër pasi nuk ju kane dhënë mandat as votuesit e
vetë LDK-së.
Qeveria Hoti është produkt i një komploti parlamentar të përgatitur nga çifti
politik i diskredituar Mustafa-Thaçi, ish qeveria e PAN-it dhe elita dështake e
vjetër politike. Këtë Ju e dini më mirë se kushdo , pasi e din shumë mirë edhe
gjithë opinion publik i brëndshëm dhe ai politik ndërkombëtar.
Pra qeveria e drejtuar nga Ju nuk është zgjidhja por është produkt i krizës dhe i
pazareve të korrupsionit dhe i matrapazllëkut politik të politikës së vjetër.
Dhe duke qenë në një situatë të tillë edhe poqese Ju Hoti kini dëshirë dhe
përkushtim për të bërë ndonjë punë të mirë dhe të mbarë nuk do të mundeni
dot sepse jeni produkt pushteti i varur dhe i kushtëzuar nga ata që ta
mundësuan dhe të bënë kryeministër dhe që Juve u ka pëlqyer, por që do të
jeni i detyruar që ta hidhni e kërceni vallen sipas melodisë së tyre, pasi në të
kundërt do të përzejnë nga “dasma”, pra do të rrëzojnë. Para se të largojnë të
tjerët si kryeministër është mirë që të largohesh vetë dhe t’i hapësh rrugë
zgjedhjeve të reja të parakohshme dhe kthimit të legjitimitetit popullor. Ky do

të ishte shërbimi më i mirë që Ju do t’i bënit vetes si dhe Kosovës, shtetit dhe
demokracisë sepse janë domosdoshmëri urgjente zgjedhjet e parakohshme në
Kosovë.
Kjo sepse aktualisht sot Kosova është në krizë të thellë parlamentare, qeveritare
e presidenciale dhe në udhëkryq prej korrupsionit të lartë shtetëror. Parlamenti
arriti që me një mocion mosbesimi të LDK, ishkomponentit qeverisës të LDK-LVV
të rrëzojë qeverinë legjitime të drejtuar nga Albin KURTI me një grusht
parlamentar të legjitimuar edhe nga Gjykata politike Kushtetuese pasi tani kemi
një qeveri jolegjitime të formuar nga humbësit e zgjedhjeve të 6 Tetorit 2020.
Pra në Kosovë kemi në pushtet triumfin e jolegjitimitetit.
Sot Kosova ka qeverinë më të paafë dhe më të dobët në këto 20 viteve që prej
çlirimit të saj. Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, Kosova ka akoma edhe
President Hashim Thaçin i cili ka bërë në disa raste shkelje të rënda kushtetuese
duke i sjellë dëme shumë të rënda shtetit të Kosovës. Ai këtë post e ka përdorur
për aventurë, për interes dhe për ambicie personale të tij. Ai ka përgjegjsinë e
dështakut dhe keqbërësit kombëtar më të madh si politikan, pushtetar ,shtetar
e president shqiptar veprimtaria e të cilit ka dëmtuar rëndë interesat e shtetit të
Kosovës për interesat e tij personale. Prandaj z.Hoti jipni dorëheqjen që t’i bëni
mirë vetes dhe Kosovës. Para jush me kohe do të duhej të jipte dorëheqje
Presidenti Thaci, i cili pavarësisht se e jep apo nuk e jep dorëheqjen ai tashmë
me aktakuzën e rëndë ngritur kundër tij nga Specialja, ai tashmë është
moralisht e publikisht i shkarkuar pasi ndodhet nën akuza të rënda dhe nuk e ka
moralisht as pushtetin dhe as autoritetin e Presidentit, dhe Ju nuk mund të
shpresoni që të keni më tutje mbështetjen e tij.Qëndrimi i tij në postin e
Presidentit tashmë është bosh dhe pa kuptim pasi atij nuk i lejohet e drejta për
të qenë as i besueshëm, as i pranishëm e as i pranueshëm në bisedimet Kosovë-
Serbi dhe as në agjenda të tjera me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare. Si
kryeministër i një qeverie pa pushtet, pa besim popullor, pa autoritet dhe e
paaftë dhe shumë e dobët politikisht, do të ishte mirë për Ju z. Hoti që të jepnit
dorëheqje në mënyrë që populli me referendum të bëjë VETING-un e duhur: atë
të votimit dhe të zgjedhjes të përfaqësuesve të tij, një parlament të ri prej të
cilit të dalë një qeveri legjitime e duhur për t’u përballur me sfida shumë të
vështira të krijuara dhe të lëna trashëgimi nga politika e vjetër.

Loading...