Gazetari iranian Ruholla Zam, i cili me punën e tij në vitin 2017 ka nxitur protesta në vend, sot është dënuar me vdekje, konfirmoi gjykata.

Zam e ka redaktuar faqen e internetit “Amadnjuz”, e cila ka publikuar video dhe informacione kontroverse për autoritetet iraniane.

Zam ka jetuar dhe punuar në ekzil në Paris, por garda kombëtare iraniane në vitin 2019 e ka detyruar të kthehet në vendin e lindjes, kur është arrestuar.

Loading...