Dedektivja e njohur Shkënda Lili e ftuar në emisonin “Ditë e Re” në RTV Ora, ka treguar se i vijnë raste nga më të ndryshmet për t’i investiguar. Për shembull mund të vijnë gratë e biznesmenëve të cilët nuk i kushtojnë më vëmendje apo nuk kujdesen për to dhe lind dyshimi se këtu ka tradhëti, por në të vërtetë del e kundërta.

“Femra kur vjen, vjen për faktin e dyshimeve, por në fakt meshkujt që janë biznesmenë mund të kenë edhe problemet e tyre, janë të stresuar me punën dhe nuk është i përkushtuar ndaj partneres e familjes, por kjo nuk do të thotë se ai ka apo e tradhëton. Mund të ketë një stres punë që nuk po e duron dot veten jo më të tjerët.

Ka pasur raste që më ka rezultuar diçka tjetër, ose diçka më keq sesa stresi i punës dhe kur unë i them shiko se nuk ka tradhëti, ka këtë gjë tjetër. E më thonë, jo nuk e ke parë mirë. Kam arritur, e kam marrë klienten dhe me vete për t’ja vërtetuar që nuk është ajo që mendon ti”, shprehet dedektivja.

Loading...