Policia e Kosovës gjatë patrullimit në vendin e quajtur Sarpelj në Leposaviq e kanë ndaluar një veturë me targa vendore në të cilën kishin qenë një çift nga Kosova.

Policia ka konstatuar se në veturën e të dyshuarve kishin qenë 36 paketa me bletë të kontrabanduara nga Serbia ku të dyshuarit ilegalisht jashtë vendkalimit kufitar nga Serbia kishin hyrë në territorin e Kosovës.

“Njësiti policor gjatë patrullimit në vendin e quajtur Sarpelj në Leposaviq kishin ndaluar veturën me targa vendore në të cilën kishin qenë të dyshuarit bashkëshortët një mashkull dhe një femër të dy kosovarë. Është konstatuar se në veturën e të dyshuarve kishin qenë 36 paketa me bletë të kontrabanduara nga Serbia ku të dyshuarit ilegalisht jashtë vendkalimit kufitar nga Serbia kishin hyrë në territorin e Kosovës. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, ndërsa me bletët e kontrabanduara për procedura tjera vazhdon Doganës së Kosovës”- njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klan Kosova