Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) me monitorin e prezantimit zgjedhor mediatik nga fushata për Zgjedhje të parakohshme parlamentare 2020 sërish ka konstatuar se disa televizione emitojnë reklamim të paguar politik (RPP) në të cilën ka adoleshentë, që është në kundërshtim me nenin 76 paragrafi 3 të Kodit zgjedhor.

“Duke e pasur parasysh se radiodifuzerët janë përgjegjës për ligjdhënien e përmbajtjeve të cilat emitohen, Agjencia paralajmëron se prej nesër, çdo emitim i RPP-së në të cilën ka adoleshentë do të jetë lëndë e kundërvajtjes”, citojnë nga ASHMAA.

Që të shmangen rastet e tilla, prej atje apelojnë radiodifuzerët me kujdes t’i shqyrtojnë të gjitha përmbajtjet, ndërsa ato të cilat nuk janë në pajtim me Kodin zgjedhor dhe Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale ta refuzojnë emitimin. Njëherit u bëjnë thirrje pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore ta harmonizojnë reklamimin e tyre të paguar politik me ligjet.

Loading...