Kryeministri Edi Rama është pyetur edhe njëherë për mosdakordësinë e palëve për Reformën Zgjedhore edhe pas presionit të ndërkombëtarëve por është rezervuar në dhënien e një komenti.

“Ne e kemi mbaruar punën tonë dhe besojmë që produkti është aty dhe mos më bëni të komentoj, se nuk më ka ardhur radha të komentoj unë, pasi janë përfshirë të tjerë në këtë proces, e për ti respektuar ata deri në fund, do të ma falni një shtyrje me disa apo 24 orë të zotimit për të folur sot.

Për sa i takon takimit, në Shqipërinë e vitit 2020 nuk është e hijshme për ne që për cështje të brendshme, ku palët janë dy apo më shumë skuadra që do zhvillojnë finale, ulen e bien dakord, ca quhet faull e ca penallti të bëhet me ambasadorë që hyjnë e dalin nëpër dyer, por është për të thënë faleminderit se ka palë që nuk e bëjnë dot vetë dhe duhet ndihmë.

Unë kam qenë opozitë dhe e dini shumë mirë, disa herë i kam kërkuar kryeministrit të kohës që të uleshim për gjëra që duheshin diskutuar tani kanë ndërtuar pozicionet, unë kërkoja të uleshim, tani unë jam kryeministër kërkoj të ulemi por ju e dini historinë, gjynah se lodhim njerëzit, humbasim kohë e energji”- tha ai. /albeu.com/