Presidenti Ilir Meta foli sot mbi 15 kushtet e BE-së ndaj Shqipërisë në mënyrë që të çelen negociatat.

Sipas kreut të shtetit, situata është e qartë duke nënvizuar edhe kushtet më madhore.

“Situata është e qartë që nga vendimi i Këshillit të vendeve anëtarë, por që u përcorua më shumë nga PE që Shqipëria duhet të plotësojë 15 kushte dhe duhet të plotësojë disa kushte madhore para se të bëhet konferenca e parë, e shpalljes së çeljes së negociatave dhe disa nga keto janë reforma zgjedhore që duhet bërë me konsesus, ngritja e Gjykatës Kushtetuese sipas rekomandimeve të Venecias, ngritja e Gjykatës së Lartë dhe disa kushte të tjera”, tha presidenti në syri tv.

“Me Ramën jemi takuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit europian dhe e kam bërë të qartë qëndrimin dhe angazhimin tim për plotësimin e kushteve. Pas një vonese të jashtëzakonshme Komisionit të Venecias publikoi raporton final për Gjykatën Kushtetuese dhe unë kam filluar menjëherë punën për zbatimin e tyre.

Institucionet e Europës e kanë thënë se do të ndjekin zbatimin e rekomandimeve të Venecias dhe e kanë shprehur se nuk ka vend për komente pasi janë shumë të qarta”, u shpreh Meta.

Sipas tij, “këta mendonin se kushtet zgjidhen me lobim. Kjo punë nuk zgjidhet me lobim. Janë disa kushte dhe kritere që duhen plotësuar”.

Loading...