Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë Përparim Kryeziu, ka thënë se nuk qëndron arsyetimi se për shkak të pandemisë nuk mund të mbahen zgjedhjet në Kosovë.

Kryeziu theksoi se dy muaj nga paraqitja e rastit të parë me Covid dhe dy muaj nga mocioni i mosbesimit nga 1 mijë e 32 raste gjithsejt sa ka pasur Kosova deri më tani, 75 për qind e të infektuarve janë shëruar.

“Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga rasti i parë i konfirmuar me COVID-19, dhe saktësisht dy muaj që nga mocioni i mosbesimit. Që atëhere kemi 1,032 raste të regjistruara me virus prej të cilëve 75% tashmë janë të shëruara. Dje është shënuar dita e parë që nga 13 marsi që nuk kemi asnjë të infektuar. Vetëdija dhe përvoja e organizimit të veprimtarive të ndryshme në kohë pandemie po rritet, derisa masat po lirohen gradualisht.”.

Ai shtoi se organizimi i zgjedhjeve është i mundshëm dhe se vullneti i qytetarëve është për zgjedhje.

“Organizimi i zgjedhjeve është dëshmuar të jetë praktikisht i mundshëm edhe në këto rrethana për aq kohë sa merren masat sanitare të duhura, siç është përshkruar nga një video dje. Vullneti i qytetarëve për zgjedhje haptazi ekziston dhe neni 82.2 i Kushtetutës i parasheh ato. Andaj deputetët le të mblidhen në kuvend për ta shpërndarë atë vetëm për tu mbledhur prapë pas zgjedhjeve 2020. Vullneti i qytetarëve nuk mund të mbahet peng i interesave të disa deputetëve, vullneti i të cilëve është peng i kryetarëve të partive të tyre në radhë të parë”.

Shkrimi i plotë:

ARSYETIMI SE ZGJEDHJET NUK MUND TË MBAHEN SEPSE JEMI NË PANDEMI MË NUK QËNDRONKanë kaluar më shumë se dy muaj që nga…

Gepostet von Perparim Kryeziu am Montag, 25. Mai 2020

Loading...