Autoritetet shëndetësore të udhëhequr nga Filipçe janë totalisht të humbura në mes të epidemisë me koronavirusin. Derisa algoritmi dhe masat e tyre pësojnë fiasko, Maqedonia shënon bilance të reja të zeza.

Në 24 ditët e fundit janë regjistruar 25 raste të reja dhe tre vdekje. Me këto raste të reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 2.039, dhe numri i vdekjeve arriti në 113 persona. Maqedonia është rekorder i zi në rajon. Maqedonia është në krye sa i përket vdekjeve për një milionë banorë dhe të infektuar për një milionë banorë, dhe është në fund sipas testeve të bëra.

Është e qartë se LSDM-së nuk i intereson shëndeti i qytetarëve, por për ta ka rëndësi se si ta shpëtojnë Zaevin nga humbja e zgjedhjeve. Humbja e tyre është e pashmangshme dhe ata e dinë vetë këtë. Tani thjesht po përpiqen ta zbusin.

VMRO-DPMNE është ndryshe nga LSDM dhe qytetarët e kuptojnë këtë. Me LSDM-në dhe Zaevin, ne fituam regjim hibrid, paaftësi, krim dhe varfëri. Populli do të ndalojë së humburi kur Zaev dhe LSDM të humbin zgjedhjet.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së