Vaksina eventuale kundër Kovid-19 me siguri nuk do të jetë në dispozicion para 18 muajve, ka vlerësuar ministri i Shkencës në Qeverinë franceze, Frederik Vidal, njofton korrespondenti i MIA-s.

“Atë që laboratorët, shkencëtarët na e thonë është se përshpejtimin që e kemi parë gjatë zhvillimit të kërkimeve klinike na jep shpresë për vaksinë në afat prej 18 muajsh, por nuk është e drejtë të mendohet se mundemi më shpejtë se kjo, përveç ta rrezikojmë sigurinë e njerëzve”, ka deklaruar Frederik Vidal për Radio Evropa 1.

Deklarata e tij ka pasuar pasi presidenti amerikan Donald Tramp ka thënë se e mundur është të ketë vaksinë “deri në fund të vitit, ndoshta edhe më herët”.

Derisa Agjencia Evropiane për Ilaçe (EMA) të enjten ka vlerësuar se sipas, “një skenari optimist, vaksina është e mundur për një vit”.

“Kërkimet për vaksinën, të gjithë jemi të vetëdijshëm se është diçka që zgjat kryesisht disa vite”, ka thënë Vidal.

Presidenti francez, Emanuel Makron ka kërkuar që vaksina të mos i nënshtrohet “ligjeve të tregut”, derisa zëdhënësi i KE-së ka konsideruar se “ajo patjetër të jetë në të mirë të interesit publik dhe qasja të jetë korrekte dhe universale”.

Nëpër gjithë botën ekzistojnë mbi 100 projekte për vaksinë dhe rreth dhjetë kërkime klinike janë veçmë në rrjedhë. Në Francë, Instituti Paster do të fillojë kërkimet klinike për projektin e saj më të avancuar për vaksinim në korrik dhe i pret rezultatet e para në tetor.

Loading...