Të gjithë pjesëtarëve të komunitetit vllah në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në emrin tim personal dhe në emër të Lidhjes demokratike të vllahëve nga Maqedonia, ua uroj ditën e sotme 23 Maji – Ditën kombëtare të vllahëve.

Dita e sotme, ka edhe një vlerë më të madhe sepse e festojmë 115 vjetorin jubilar të njohjes së të drejtave të vllahëve si popull i veçantë.

Unë si kryetar i LDVM, jam jashtëzakonisht krenar për popullin vllah që në të gjitha këto vite, treguam dhe dëshmuam se me sukses e ndjekim, e respektojmë dhe e zbatojmë për ne dokumentin e shenjtë IRADE. Në të gjitha vitet e kaluara, në mënyrë të barabartë kontribuojmë edhe në ekonomi, në mënyrë aktive jemi të përfshirë në politikë, në shkencë, në arsim, në mjekësi, në art.

T mobile In article [1]

Ndërsa sot, si asnjëherë më parë jemi të drejtuar para sfidës që ta ruajmë shëndetin e të gjithë qytetarëve tanë para së gjithash në shtetin tonë, por edhe në tërë botën.

Urime 23 Maji, Dita kombëtare e Vllahëve!

Nikollçe Babovski