Është lokalizuar zjarri në deponinë e qytetit “Melci” në Kavadar, për MIA-n konfirmojnë nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse.

“Menjëherë pas denoncimit, intervenuam në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit dhe të punësuarit tanë nga Ndërmarrja Publike ‘Komunalec’ vepruam me pesë automjete zjarrfikëse dhe cisterna dhe mekanizëm tjetër i përshtatshëm për tejkalimin e gjendjeve të tilla. Sa më shpejtë që mundëm zjarrin e vendosëm nën kontroll. Qytetarët të jenë të qetë, nuk ka kurrfarë rreziku për mjedisin jetësor, e as çfarëdo lloj pasojash, syhapur e ndjekim gjendjen”, theksuan nga Njësia Zjarrfikëse.

Prej atje shtuan se deri më tani nuk dihet shkaku i vërtetë për zjarrin, se a ka qenë ai i qëllimshëm ose është shkaktuar vetë.

“Duhet të theksojmë se shumë rrallë vjen deri te djegia e deponisë. Por edhe kur vjen një e gjë e tillë, mundohemi që ta tejkalojmë problemin sa më shpejtë që është e mundur”, thanë nga Njësia.

Loading...