Deri në gusht –shtator është masiv anulimin i aranzhimeve, ndërsa ka edhe rënie drastike të numrit të turistëve të cilët priten nga vendet e huaja. Shumicës së kompanive nga turizmi dhe hoteleria do t’u nevojiten së paku gjashtë muaj deri në vit që të përmirësohen nëse epidemia me virusin korona përfundon deri në fund të vitit 2020, tregon studimi më i ri për efektet nga Kovid-19 në të cilin ishin përfshirë Oda Ekonomike e Maqedonisë, Oda Ekonomike e Teknologjive Informatike dhe Komunikuese – MASIT, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë.
Siç u tha në prezantimin e sotëm të studimit, për sektorin e turizmit dhe hotelerisë vijon një proces i gjatë dhe shumë i vështirë, ndërsa janë të mundshme edhe dy skenarë. Sipas skenarit të parë, nëse kriza përfundon deri në fund të këtij viti, varësisht nga efekti i masave ekonomike që do të ndërmerren, të përjashtuar nga puna do të ishin 2.000 – 12.000 persona, rënia e të ardhurave nga turizmi do të jetë mbi 200 milionë dollarë ose mbi 50 për qind të projeksioneve të planifikuara, ndërsa përmirësimi (që nënkupton kthimin e nivelit të vitit 2019) do të ndodhte në vitin 2023. Sipas skenarit të dytë, nga ana tjetër, nëse kriza zgjatë edhe pas vitit 2020, do të shuhen 4.000 – 20.000 vende të punës, rënia e të ardhurave do të jetë më shumë se 80 për qind, ndërsa përmirësimi mund të pritet në vitin 2027.
– Humbjet janë të mëdha. Edhe sipas skenarit të parë edhe sipas skenarit të dytë nga 500 milionë dollarët e planifikuar si qarkullim, tani pritet nën 250 milionë edhe atë nëse kriza përfundon menjëherë, por nuk përjashtohet që në skenarin e dytë që nuk është larg rënia të jetë mbi 80 për qind ose të kemi qarkullim më të ulët historik nga turizmi, nën 100 milionë, mund të pritet rënie e madhe. Në këtë moment nuk mund të thuhet saktësisht, këto janë vetëm supozimet relevante, por është për të pritur që ky nivel të bie në mënyrë drastike madje edhe nën 80 për qind, theksoi bashkautori i studimit, Hristijan Xhambazovski. Sipas tij, nëse kriza deri në qershor vihet nën kontroll, nëse nuk ka protokolle dhe fluturimet fillojnë të qarkullojnë rregullisht në korrik, rënia e mbërritjeve turistike në fillim do të ishte 50 për qind. Prej shtatorit do të fillonte stabilizimi, por efekti në fund të vitit megjithatë do të ishte ulje prej mbi 50 për qind të turistëve të huaj.
Sektori kërkon të vazhdojë subvencionimi i pagës prej 14.500 denarë edhe për qershorin e vitit 2020, punëdhënësit të lirohen nga pagesë e K-15 për vitin 2020, kreditë e lejuara pa interes të jenë në lartësi të shpenzimeve të paraqitura në llogarinë përfundimtare, ndërsa kthimi i tyre të fillojë më 01.06.2021 në lartësinë e shpenzimeve të paraqitura në vitin 2019, kërkojnë kompanitë nga sektori i turizmit dhe hotelerisë.
– Në kushte të tronditjes ekonomike, pagesa e K-15 është ngarkesë e madhe për ndërmarrjet. Prandaj, rekomandojmë që punëdhënësit të jenë të liruar nga pagesa e К-15 për vitin rrjedhës, qëndron në studimin.
Lidhur me numrin e të punësuarve, kriza e shkaktuar nga Kovid-19 ka ndikuar në uljen e numrit të personave të punësuar te 42 ndërmarrje prej gjithsej 64 që marrin pjesë në këtë studim që përmban 67 për qind të numrit të përgjithshëm të të anketuarve edhe atë te 25 kompani që paraqet 39 për qind të të anketuarve, numri i të punësuarve është zvogëluar mes 81-100 për qind.
Në pyetjen nëse pasojat nga Kovid-19 kanë ndikim direkt mbi likuiditetin e ndërmarrjes, madje 56 të anketuar ose 88 për qind janë përgjigjur se pasojat nga kriza kanë ndikim të madh mbi likuiditetin e ndërmarrjes, 6 ndërmarrje ose 9 për qind janë përgjigjur se ka ndikuar pjesërisht mbi likuiditetin, derisa vetëm dy ndërmarrje janë përgjigjur se ndikimi mbi likuiditetin është i dobët..
– Rënia e të ardhurave në tremujorin e parë të vitit 2020 në raport me tremujorin e parë të vitit 2019 për 32 ndërmarrje ose 50 për qind e të anketuarve është mes 81 dhe 100 për qind, për 11 ndërmarrje ose 17 për qind është mes 61 dhe 80 për qind, për 9 ndërmarrje që përbëjnë 14 për qind e të anketuarve rënia është mes 41-60 për qind, për 7 ndërmarrje ose 11 për qind rënia e të ardhurave është mes 21 dhe 40 për qind, derisa për 5 ndërmarrje ose 8 për qind rënia është mes 1 dhe 20 për qind gjë që paraqet rënie të madhe të qarkullimit në bazë të turizmit nga rënia në vitin 2001, shkruan në studimin.
Te thuajse 100 për qind e hoteleve janë anuluar rezervimet për muajt prill, maj dhe qershor, për korrik ka anulime të rezervimeve grupore nga kontraagjentë te 89 për qind e hoteleve, për gushtin te 69 për qind e hotelierëve janë anuluar rezervimet, për muajin shtator anulimet janë te 50 për qind e të anketuarve, për tetorin te 34 për qind e të anketuarve, për nëntor te 17 për qind ka anulime. Anulime ka madje edhe për dhjetorin dhe janarin e vitit 2021.
Thuajse identike është situata edhe te agjencitë turistike që merren me turizmin mbërritës.

Për shkak të pasojave nga Kovid-19 të anketuarit presin rënie të madhe prej 68 për qind të turistëve nga Izraeli, nga Polonia 64 për qind, nga Gjermania për 56 për qind, nga Kina për 54 për qind, nga Kroacia për 54 për qind, nga Holanda dhe Greqia për 53 për qind, nga Serbia, Turqia dhe Bullgaria për 48 për qind, nga Republika e Maqedonisë së Veriut rënie prej 46 për qind, nga Shqipëria për 41 për qind, derisa nga shtetet tjera pritet rënie prej 56 për qind.

Për tejkalimin e situatës sektori propozon edhe të pushojnë obligimet për sigurim dhe kontroll teknik të autobusëve për transportuesit që nuk punojnë, ulje të çmimeve të shërbimeve komunale për kompanitë në këtë sektor për vitin 2020, si dhe lirim ose ngrirje të të gjitha taksave dhe tatimeve komunale për këtë sektor gjatë vitit 2020. Për nevojat e planifikimit të marketingut të destinacionit turistik, siç bëhet e ditur, nevojitet që Enti Shtetëror i Statistikës ta përshtatë statistikën në raport me paraqitjen për numrin dhe bujtjet e turistëve vendorë dhe të huaj sipas vendit që i përkasin, sipas komunave, sipas muajve – këto të dhëna, të jenë të paraqitura edhe sipas kategorisë së kаpacitetit akomodues ku janë realizuar bujtjet.

– Në periudhën vijuese do të jetë me rëndësi kyçe mirëmbajtja dhe forcimi i marrëdhënieve me turoperatorët më të mëdhenj të huaj me të cilët kultivojmë bashkëpunim tradicional përmes komunikimit direkt në të gjitha nivelet (duke përfshirë Agjencinë për mbështetje dhe zhvillim të turizmit dhe Ministrinë e Ekonomisë) gjatë krizës. E njëjta ka të bëjë edhe me marrëdhëniet me kompanitë ajrore që operojnë drejt dhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut, qëndron në studimin.

Është i domosdoshëm edhe stimulimi i turizmit vendor përmes vendosjes së aranzhmaneve të posaçme të subvencionuara dhe zbatimin e një fushate të fuqishme për nxitjen e turizmit të brendshëm.

Loading...