Protestat rreth vdekjes së një burri me ngjyrë, dhe të paarmatosur, gjatë arrestimit në Mineapolis, janë zgjeruar në gjithë Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që njerëzit kanë shprehur zemërimin e tyre për një seri të vdekjeve të afrikano-amerikanëve në duart e zyrtarëve të bardhë policorë.

Garda e plotë Kombëtare e Minesaotas është aktivizuar për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore pas katër netëve, ndonjëherë të dhunshme, të protestave, për vdekjen e George Floyd, i cili ka vdekur më herët gjatë kësaj jave, teksa i është bërë trysni në qafën e tij me gjunjë nga një zyrtar policor.

Guvernatori i Minesotas, Tim Walz ka thënë se angazhimi i trupave ka qenë i nevojshëm pasi protestuesit janë duke shfrytëzuar vdekjen e Floydit për të përhapur kaos, teksa ka thënë se pret që nata e 30 majit, të jetë më e ashpra.

Ai ka thënë po ashtu se një grup i supremacistëve të bardhë, dhe karteleve të drogës janë fajtorë për një pjesë të dhunës që ka shpërthyer në Mineapolis.

Protestuesit kanë bllokuar rrugët duke bërtitur “jeta e njerëzve me ngjyra ka vlerë”, teksa kanë kërkuar drejtësi për Floydin.
Shtëpia e Bardhë në Uashington është izoluar gjatë natës, pasi qindra persona kanë marshuar afër saj duke bërtitur “pa drejtësi, nuk ka paqe”.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka vëzhguar gjithë situatën dhe nëse protestuesit kalojnë ndalesat “ata do të përballen me qentë më të egër dhe armët më të rrezikshme që kam parë ndonjëherë”.

Loading...