Të gjithë lojtarët e Juventusit janë negativë ndaj Kovid-19, transmeton “Korriere dello Sport”.

Lojtarët iu nënshtruan testeve të mërkurën dhe rezultatet e asnjërit prej tyre nuk janë shqetësuese. Kjo do të lejojë që ekipi të fillojë stërvitjet në grupe më të mëdha në ditët në vijim.

“Biankonerët” ende bëjnë trajnime individuale, ndërsa Bleiz Matuidi dhe Sami Kedira, të cilët ishin në mesin e të infektuarve në fillim të këtij viti, morën pjesë në stërvitjen e djeshme.

Kampionati italian pritet të vazhdojë në gjysmën e dytë të qershorit.

Loading...