Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë ti realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre.

Avokati i Popullit është organ i pavarur i përcaktuar me Kushtetutë i cili i promovon dhe  mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve dhe të gjithë personave tjerë kur ato u shkelën me akte, veprime dhe mosveprimeve,  nga organet e pushtetit, organet e njësive të pushtetit lokal dhe nga organet dhe organizatat e tjera që kanë autorizime publike. Avokati i Popullit, me qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut mund të jep rekomandime, sugjerime, mendime dhe udhëzime për mënyrën e mënjanimit të shkeljeve të konstatuara. Të propozoj përsëritje të një procedure të caktuar, të ngrejë iniciativë për hapjen e procedurës disiplinore kundër personit zyrtar, gjegjësisht përgjegjës dhe të dorëzoj kërkesë deri te prokurori publik kompetent për ngritjen e procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë penale.

Avokati i Popullit  ndërmerr masa dhe veprime për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve dhe mbrojtjen e parimeve të mos diskriminimit dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të qytetarëve që u përkasin të gjitha bashkësive.

 

Avokati i Popullit parandalon dhe siguron mbrojtje të posaçme për të drejtat e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara, parandalon dhe mbron nga tortura dhe llojet e tjera të trajtimit brutal, jonjerëzor, nënçmues ose ndëshkues përgjatë realizimit të vizitave të rregullta dhe të pa paralajmëruara në vendet ku personat janë ose mund të jenë të privuar nga liria.

 

Avokati i Popullit ofron shërbim falas, dhe gjuha që përdoret, konkretisht komunikimi nuk paraqet pengesë. Secili mund ti drejtohet për ndihmë, këshillë apo intervenim. Zyra e Avokatit të Popullit është e hapur për të gjithë, dhe trajtimi është profesional, transparent me qëllim të realizimit të të drejtave të qytetarëve.

https://www.facebook.com/ombudsman.mk/videos/670952410117658/

Në vitin 2017 dhe 2019 Avokati i Popullit filloi t’i zbatojë kompetencat e reja me çka i rriti mundësitë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Përskaj tashmë kompetencave ekzistuese, Avokati i Popullit filloi të veproj si Mik i gjykatës, Mekanizëm për Kontroll Civil, të monitorojë zbatimin e Konventës të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe të veprojë si Raportues nacional për trafikim me qenie njerëzore.

Çdo herë kur mendoni se ju duhet ndihmë nga Avokati i popullit, mund të drejtoheni personalisht në zyrën e tij në Shkup, si dhe në zyrat rajonale në Tetovë, Kërçovë, Shtip, Strumicë, Kumanovë dhe Manastir, përmes telefonit, me shkresë përmes postës ose postës elektronike.

Për më shumë informata për kompetencat e Avokatit të popullit kërkoni në web faqen zyrtare ombudsman.mk, apo në faqen e facebook-ut Ombudsman.mk

 

 

Loading...