Asociacioni Evropian i Futbollit e shtyu mbledhjen e komitetit ekzekutiv sepse nuk mori garanci nga autoritetet londineze se qyteti është i gatshëm që të jetë nikoqir ndeshjeve të Kampionatit Evropian në stadiumin “Uemblli” në vitin 2021, transmeton “Tajms”.

Situata është e ngjashme me Amsterdamin.

Në mars, UEFA vendosi që ta shtyjë Kampionatin Evropian për vitin 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ky është Kampionati i parë Evropian, i cili nuk do të mbahet në territorin e një ose dy vendeve fqinje. Është planifikuar që ndeshjet të luhen në Baku, Londër, Budapest, Munih, Kopenhagë, Dublin, Bilbao, Romë, Amsterdam, Shën Petërsburg, Bukuresht dhe Gllazgov.

Loading...