Studiuesit rusë që punojnë në vaksinën kundër koronavirusit të ri kanë zhvilluar imunitet ndaj infeksionit pasi e testuan atë në vetvete.

“Shkencëtarët nga Qendra Studimore për Epidemiologji dhe Mikrobiologji “Gamalej” nuk kanë punuar aq shumë në testimin, siç kanë punuar në mbrojtjen në mënyrë që të mund të vazhdojnë të punojnë,” deklaroi drejtoi i kësaj qendre Aleksandar Gincburg, transmetoi “Moska tajms”.

“Të gjithë janë të gjallë, të shëndoshë dhe të lumtur”, tha Gincburg në pyetjen nëse ata kanë efekte anësor. “Të gjithë që ishin të përfshirë në zhvillimin janë të mbrojtur”, shpjegoi ai.

Gincburg nuk tha se sa njerëz e morën vaksinën, e cila përdor një virus të dobësuar për të dhënë pjesë të vogla të patogjenit dhe për ta nxitur reagimin imunitar. Ai deklaroi se vaksinën e ka pranuar një spektër i gjerë njerëzish që punojnë në vaksinën, studiues dhe teknologë paraklinikë.

Qendra Hulumtuese është në pritje të rezultateve të testeve të kryera mbi majmunët në mënyrë që të kërkojë leje nga Ministria e Shëndetësisë për t’i filluar provat klinike tek njerëzit, theksoi Gincburg.

Loading...